Partizani “heq qafe” Tiranën, Vllaznia merr pikën e parë
Partizani fiton derbin e parë të këtij sezoni ndaj Tiranës, merr kreun e klasifikimit dhe marshon drejt titullit të munguar prej gati dy dekadave. Në “Qemal Stafa” , në një atmosferë të ndezur nga tifozët ku të kuqtë ishin më të shumtë në numër, Partizani i drejtuar nga Sulejman Starova konfirmoi se këtë sezon kërkon medoemos trofeun e munguar. Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rrjeta të paprekura 0-0.
Në 51′ vjen goli i Partizanit, me autor Xhevahir Sukaj. Sulmuesi gjendet në kufijtë e zonës dhe pasi merr një pasim dhe godet tokazi me të majtën drejt portës, gjuajtja e tij edhe pse e lehtë, përfundon në kuadrat. Në avantazh Partizani, që më pas kërkon të ruajë fitoren dhe të dalë me tre pikë të arta nga derbi. Fitorja Partizanin e ngjit në krye, një pikë ara Skënderbeut, por korçarët kanë për të luajtur ndaj Laçit, ndeshje që do të mbyllë edhe javën e 6-të në Kategorinë Superiore. Java e 6-të e Kategorisë Superiore u hap me ndeshjen mes Vlaznisë e Kukësit që u zhvillua në Pukë. Shkodranët nuk kishin marrë asnjë pikë në pesë javët e para dhe mundonë në kohë shtesë t’i merrnin barazimin Kukësit, falë golit të Sefës. Barazimi largon Kukësin edhe më tej nga kreu dhe duket se faza e parë konfirmon dy ekipe, si pretendente, ku përveç Skënderbeut që njeh pesë fitore radhazi, është tashmë Partizani që kërcënon pozitat e kampionëve në fuqi.
PARTIZANI – TIRANA 1-0
Shënues: Sukaj 51’
PARTIZANI:Hoxha, Ibrahimi, Bici, Krasniqi, Kalari, Daja, Fejzullahu, Batha, Trashi, Mazrekaj (Vidoviç 90’), Sukaj (Raçiç 73’)
Trajner:Sulejman Starova.
TIRANA:Frashëri, Smajli, Karan, Muça, Hoxhallari (Kadriu 77’), Karabeci, Teqja, Lika (Gilberto 53′), Vucaj (Kërçiku 63’), Fukui, Bakaj
Trajner:Shkëlqim Muça.
Gjyqtarë:L. Jemini, R. Avdo, E. Barushi
Karton i verdhë:Trashi 13’, Raçiç 84′, Ibrahimi 89′ / Teqja 78′, Karan 84′, Gilberto 89′, Bakaj 89
Kategoria Superiore
Java e 6-të/ 3 tetor
Vllaznia-Kukësi 1-1
Shënues: Sefa 90’+3′ /Lima 66’
Partizani Tirana 1-0
Sukaj 56’
4 tetor
Flamurtari – Tërbuni 13:00
Teuta-Bylis 15:00
5 tetor
Laçi-Skënderbeu 13:00
KOHA JONË SONDAZH

