Partizani humbet sfidën e parë përballë Salzburgut

Partizani ka humbur në ndeshjen e parë të raundit të tretë të “Uefa Champions League” përballë skuadrës së Salzburgut në “Elbasan Arena”.

Një humbje e cila i komplikon së tepërmi shanset e të kuqve për të shpresuar tek kualifikimi pasi ndeshjen e kthimit do ta luajë në Austri.

Salzburgu fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të shënuar në pjesën e dytë nga ana e Soriano i cili shëndërroi në gol 11-metërshin e shkaktuar nga Labinot Ibrahimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarsisht përpjekjeve Partizani nuk arriti dot që të barazojë duke marrë një humbje e cila i “shuan” shanset e 15-herë kampionëve të vëndit për tu kualifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?