Partizani i bën presion Tiranës, firmos kolumbiani Robles Rocha

Pak ditë përpara derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës, Partizani zyrtarizon qëndrimin e Karlos Julio Robles Rocha. Mesfushori kolumbian bindi stafin teknik të drejtuar nga trajneri Sulejman Starova dhe bëhet zyrtarisht futbollist i 15 herë kampionëve të vendit. 23-vjeçari firmosi kontratën një-vjeçare me klubin e kuq. Pas aktivizimit në kampionatin kolumbian, ai zgjedh ekipin e Partizanit si skuadër e parë europiane. Lojtari që aktivizohet si shkatërrues ose në krahun e djathtë në mesfushë, u rekomandua nga ish-lojtari i famshëm i Interit, Ivan Cordoba.

Ndërkohë, mbrojtësi Gëzim Krasniqi nxeh sfidën, duke e krahasuar Tiranën me kundërshtarët e tjerë dhe derbin si një ndeshje që vlen vetëm tri pikë për renditjen.

“Ne përgatitemi njësoj për çdo ndeshje, qoftë kjo derbi, sfidë me Bylisin apo Kukësin. Për ne çdo takim vlen tre pikë. Këtë radhë nëse do më jepet shansi të provoj portën, topi nuk do të përfundojë në goditje këndi, por në rrjetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani nuk ka humbur asnjë derbi gjatë sezonit të kaluar me të kuqtë që regjistruan dy fitore. Prej kësaj ecurie, sipas Krasniqit fitorja është një detyrim dhe presioni është në anën e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

“Këto rezultate vënë nën presion kundërshtarët. Ne i marrim gjërat me qetësi. Fitorja për ne është një detyrim, mbi të gjitha për tifozët. Për të arritur objektivin, duhet të mundim çdo ekip, nuk ka rëndësi nëse quhet Skënderbeu apo ka emër tjetër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?