Partizani i Sormanit kërkon fitoren e katërt radhazi në Superligë (VIDEO-LAJM)

Partizani ka gjetur qetësinë dhe vazhdimësinë në ndeshjet e fundit nën drejtimin e Sormanit. Kampionët e Shqipërisë njohin numërojnë tri fitore radhazi në kampionat, duke u bërë sërish pjesë e garës për titull. Nëse ndaj Luftëtarit dhe Flamurtarit, kalendari i lehtë ishte një arsyetim, ndaj Laçit ishte një provë shumë e rëndësishme, që tregoi forcën e vërtet të kësaj skuadre.

Në tre sfidat e kampionatit, Partizani ka arritur që të shënojë plotë 8 gola, ndërkohë që ka pësuar vetëm një. Telushi është futbollisti më në formë, ndërkohë që Solomon edhe pse e ka ndihmuar shumë skuadrën, nuk ka gjetur golat.

Sormani nesër do të ketë një ndeshje të rëndësishme ndaj Bylisit në “Arenën Kombëtare”, ndërkohë që më pas vjen derbi me Tiranën. Dy ndeshje nga ku do të kuptohet edhe më mirë forca e kampionëve të Shqipërisë që larguan Asanin në merkaton e dimrit.

Eneo Bitri është i pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve. Por, gjatë kësaj jave stërvitore është dëmtuar edhe Deian Boldor, që mendohej se do të zinte vendin e qendërmbrojtësit beratas. Mbrojtësi rumun ka probleme në kaviljen e këmbës dhe përpos punës së madhe të stafeve.

Bylis është një kundërshtarë që mund t’i hapë probleme të kuqve, por fakti që do të luajnë në një stadium ku tifozeria pritet të jetë e shumtë, mund të jetë një faktor që mund të ndihmojë Partizanin.

SHKARKO APP