Partizani josh tifozët me çmime të ulëta

Këtë të martë dalin në shitje biletat për ndeshjes e mesjavës mes Partizanit dhe Skënderbeut. Klubi i kuq njofton se për këtë takim çmimet e biletave për sektorë të veçantë do te jenë si më poshtë: Biletat në Tribunat: A1, A2, B1, B2 do të kushtojnë 1 000 lekë (të reja). Biletat në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 do të kushtojnë 300 lekë (të reja). Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicion sektorët: A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2, ndërsa tifozëria mike sektorët H1 dhe H2. Tifozët do të mund t’i sigurojnë biletat nga dita e martë e në vazhdim, ora 10:00 deri 19:00, pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?