Partizani kalon me sukses provën ndaj Elbasanit

Partizani mundi me rezultatin 3-1 Elbasanin në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Të kuqtë konfirmuan formën e mirë në prag të sezonit të ri, ndërsa verdheblutë treguan momente pozitive, pavarësisht humbjes. Albers Keko zhbllokoi rezultatin dhe mbylli pjesën e parë me rezultatin e ngushtë 1-0. Edhe në fillimin e tyrë, kuqtë dyfishuan me Sidibe që u tregua i saktë nga 11 metërshi.

Goli i vetëm për Elbasanin u realizua nga Ardit Nikaj në minutën e 55-të. që ngushtoi përkohësisht shifrat në 2 me 1.Për te vulosur fitoren demave mendoi Doumbia që realizoi një supergol dhe mbylli në këtë mënyrë testin e radhës në prag të sezonit të ri.

Skuadrat shqiptare po bëjnë përgatitjet e fundit. Ashtu siç është lajmëruar Kategoria Superiore do të ngrejë siparin në 22 gusht dhe në javën e parë, Elbasani udhëton në Laç ndërsa Partizani përballet me Teutën në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?