Partizani kalon sulmuesin sirian në skuadrën e parë

Pasi bindi te Partizani B, Mohanad Mando ka kaluar në skuadrën e parë. Të kuqtë njoftojnë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin sirian, për 2 vite e gjysmë.

“FK Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me Mohanad Mando. Sulmuesi Sirian falë paraqitjeve pozitive te Partizani B, tashmë do të jetë pjesë e organikës së ekipit të parë. 22 vjeçari i cili konsiderohet një tjetër lojtar premtues ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë me të kuqtë”- shkruan klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?