Partizani kampion pas 26 vitesh, fiton sërish derbin ndaj Tiranës (VIDEO)

Partizani më në fund ka arritur që të marrë një titull kampion pas plotë 26 vitesh. Të Kuqtë kanë fituar 2-1 në derbi, duke siguruar edhe matematikisht vendin e parë për këtë sezon. Skuadra e Gegës arriti që të kalonte e para në avantazh në minutën e 29-të në derbin ndaj Tiranës. Çinari realizoi një super gol me një goditje fantastike nga distanca, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit të bardhebluve.

Përgjigja e ekipit të Memës nuk do të vononte, teksa në të 41-ën, Greca arriti që ta dërgonte topin në rrjetë, duke përfituar nga një përgjumje e Partizanit. Në fraksionin e dytë, në minutën e 72-të, do të ishte sërish Çinari me një goditje të bukur që do të arrinte që të kalonte sërish Abibin. Partizani në këtë mënyrë siguron titullin kampion me 68 pikë, 13 më shumë se Kukësi që u mund 3-2 në transfertën ndaj Luftëtarit. Duke e bërë edhe më të vështirë luftën për mbijetesë për ekipin e Tiranës.

Një tjetër lajm i keq për bardheblutë ishte edhe fitorja 2-0 e Kastriotit ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Teuta mundi 2-1 Skënderbeun. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?