Partizani kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës
Partizani u kualifikua për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë e kryeqytetit, triumfuan 2-1 ndaj Laçit në shtëpi në sfidën e kthimit, pasi ndeshja e parë u mbyll në barazim pa gola.
“Demat” vuajtën pasi nga minutat e 41-të luajtën me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi Sembene u ndëshkua me karton të kuq.
Padsterlau zhbllokoi takimin në minutën e 18-të, ndërsa në minutën e 57-të, miqtë barazuan shifrat me Bibon.
Albers Keko bëri heroin në minutën e 90-të, duke shënuar golin e fitores dhe të kualifikimit për Partizanin.
KOHA JONË SONDAZH

