Partizani “mbyt” Pukën me gola, Kukësi zhyt Vlorën në krizë

Kategoria Superiore zhvilloi pasditen e së mërkurës tre ndeshje të javës së 14-të, ndërsa dy ndeshje të tjera do të luhen ditën e enjte. Partizani ka thelluar diferencën sërish me Skënderbeun, duke shkuar +7, ndërsa Flamurtari konfirmohet në krizë të thellë. Trajneri i ri i kësaj skuadre Klodian Duro arrin  fitoren e parë në Vlorë. Por pas humbjes me Partizanin duket se ai dhe drejtorit teknik Hasan Lika kanë ndëshkuar kapitenin Rrahman Hallaçi, i cili nuk u përfshi në formacionin e ekipit.

Partizani-Tërbuni

Partizani foli me goleadë ndaj Tërbunit dhe shkon 7 pikë para ndjekësit më të afërt Skënderbeu në krye të klasifikimit. Ibrahimi zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë pati një ekip në fushë, që shënoi edhe tre gola të tjera. Fitore e lehtë për të besuarit e trajnerit Sulejman Starova. Edhe trajneri i ri i Tërbunit, Viktor Gjoka tha se luajtëm si të barabartë para Partizanit, por pranoi se kjo ndodhi në 45 minutat e para të ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi-Vllaznia    

Swiss Digital Mobile Reklama

Laçi fiton 2-0 ndaj Vllaznisë, falë lojtarëve shkodranë. Një ish-futbollist i Vllaznisë, Kruja ndëshkon ekipin e tij që në minutat e para të ndeshjes. Në 8’ ai shënoi me kokë në portën mike. Në minutën e 54-ët, Shtubina gjendet mbi pikën e penalltisë, i pambuluar nga mbrojtja vendëse, godet fuqishëm, por pak jashtë kuadratit të Vujadinoviçit. Rast i artë për të barazuar shkodranët nuk u shfrytëzua dhe një tjetër shkodran Valdano Nimani në 77’ shënon golin e dytë e të sigurisë, pas një pasimi të saktë të Veliaj në zonë.

Flamurtari-Kukësi

Flamurtari në krizë, ndërsa Kukësi kthehet te fitorja e munguar në Vlorë, duke munduar vendasit 1-0. Ndeshja u vendos tre minuta para se të mbyllej pjesa e parë, kur braziliani Lima krosoi në zonë dhe Futsar në përpjekje të largonte topin kalon Kukësin në avantazh.  Në pjesën e dytë pati përpjekje nga të dy ekipet, por nisur nga kriza  financiare Flamurtari u duk i pafuqishëm dhe për pasojë shënon humbjen e radhës dhe të konfirmimit të krizës. 

 

 

Trajneri

Klodian Duro: Fitore zemre për Kukësin

Klodian Duro si trajner i ri i Kukësit shijoi fitoren e parë në Kategorinë Superiore, në transfertën e Vlorës, pasi javën e kaluar kur edhe ai debutoi skuadra e tij humbi 1-0 me Partizanin brenda në shtëpi. Ai la jashtë ekipit kapitenin Rrahman Hallaçi, për këtë ndeshje megjithatë shijoi fitoren e parë. – “Do ta quaja një fitore zemre, fitore shpirti. Nuk është e lehtë të rikthehesh pas një humbje në shtëpi, si ajo me Partizanin. Kjo ndeshje kishte një rëndësi të veçantë jo vetëm për tri pikëshin, por edhe në anën psikologjike. Nuk është e lehtë që të luash një herë në tre ditë. Faktori psikologjik nuk i lejoi dot lojtarët tanë që ta kontrollonin më mirë lojë. Por, më tepër rëndësi kishte tri pikëshi për të mos u shkëputur nga kreu. Synimi kryesor u realizua,” – theksoi Duro pas fitores.

 

 

Kategoria Superiore

Java e 14-të/ 3 dhjetor

Partizani–Tërbuni           4-0

Shënues:Ibrahimi 31′, Raçiç 49’, 62’, Sukaj 57’

Laçi-Vllaznia                    2-0

Shënues: Kruja 8’, Nimani 77’

Flamurtari-Kukësi           0-1

Shënues: Futsar 42’ (aut)

4 dhjetor 

Teuta-Tirana                   17:00    

Skënderbeu-Bylis           17:00    

 

Klasifikimi

Partizani             38

Skënderbeu       31

Teuta                  26

Kukësi                23

Tirana                 20

Laçi                    18

Flamurtari           10

Bylis                     9

Vllaznia                8

Tërbuni               7

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?