Partizani merr barazimin e katërt radhazi, ndalet edhe ndaj Bylisit (VIDEO)
Partizani zhgënjen sërish. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u ndal 0-0 në “Elbasan Arena” ndaj Bylisit, në sfidën përmbyllëse të javës së 9-të të kampionatit, rezultate e së cilës nuk sollën ndryshime thelbësore në tabelën e renditjes.
Të kuqtë nuk përfituan nga humbjet e Vllaznisë dhe Kukësit, por as nga barazimi i Tiranës në Korçë. Katër takime radhazi që të kuqtë nuk gjejnë rrugën e rrjetës, duke shpërdoruar disa mundësi të mira shënimi.
Rasti më i pastër ishte për Jurgen Bardhin 9 minuta nga fundi, duke mos konkretizuar një asist të Kote-s. Partizani e mbyll fazën e parë të Superiores në vendin e tretë me 13 pikë, 6 më pak se Vllaznia.