Partizani mund në shtëpi Flamurtarin dhe hedh sytë nga “Final 4”
Këtë të shtunë, Partizani ka marrë fitoren e tretë radhazi, me “Demat” që triumfuan në javën e 16-të kundqër Flamurtari. Sfida e luajtur në “Arenën e Demave” ishte e luftuar, por të parët që shënuan ishin të kuqtë me Isgandarlin në minutën e 33’.
Në minutën e 70’, Herald Marku riktheu baraspeshën duke shënuar ga pika e bardhë e penalltisë. Pesë minuta nga fundi, Skuka riktheu sërish festën në stolin e të kuqve.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet momentalisht në vendin e 5-të me 23 pikë, dy më pak se Vllaznia që ndodhet në zonën e “Final 4”.
REZULTATI:
Partizani 2-1 Flamurtari
Isgandarli 33’, Skuka 85’ / H. Marku (P) 70’
KOHA JONË SONDAZH

