Partizani mund Tërbunin, ngjitet në krye me sytë nga Skënderbeu

Partizani nuk ndalet dhe fiton sërish në javën e pestë të Superiores 2-1 përballë Terbunit në transfertë. Kjo fitore e ngjiti Partizanin në krye, një pikë para Skënderbeut që kryesonte pas javës së katërt me pikë të plota por luan pak orë më vonë ndaj Bylis

Një ndeshje e mbushur me ritëm dhe mjaft e luftuar, por që në fund i ka buzëqeshur të kuqve nga kryeqyteti.

Golat e Sukajt dhe Bicaj, i dhanë suksesin e radhës Partizanit që tashmë pret me padurim sfidën Bylis-Skënderbeu për të mësuar në do të jete e vetme në krye të tabelës apo jo. Nga ana tjetër Tërbuni edhe pse luan mirë, nuk arrin dot të shmangë një tjetër humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi nis me vrull nga të dyja ekipit. Tërbuni tregon grintë në sekondat e para të sfidës, por gradualisht Partizani fiton terren dhe hidhet në sulm.

Të kuqtë i afrohen seriozisht golit në minutën e 12. Fejzullahu gjen mjaft bukur korridorin për Sebino Plakun duke nxjerrë krejtësisht të lirë në hyrje të zonës, sulmuesi godet me të majtën, por është qëndrore dhe kontrollon portieri Haxho.

Të besuarit e Starovës nuk i ndalin sulmet dhe vazhdojnë sërish të sulmojnë ku do gjejnë dhe golin në minutën e 27.

Gabim i Danajt në mbrojtje, lojtari tenton të largojë tropin, por e bllokon Mazrekaj dhe topi shkon në këmbët e Sukajt, shkodrani godet me të majtën në hyrje të zonës dhe e dërgon topin në rrjetë.

Në avantazh të kuqtë. Tërbuni nuk shokohet dhe pas golit tenton të reagojë, por mbrojtësit e Partizanit tregohen vigjilentë. Në shifrat 0-1 mbyllet edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë

Në fraksionin e dytë vendasit duken më agresivë dhe luajnë më mirë, madje barazojnë në minutën e 56 me një autogol nga Bicaj.

Pas një faulli të ekzekutuar nga Mone, Bicaj në dyluftim me Danajn, gabon dhe e dërgon topin me kokë në portën e tij.

Barazohet rezultati dhe sfida bëhet më interesante. Partizani nuk qëndron duarkryq dhe hidhet në sulm. Në minutën e 76-të Bicaj shlyen gabimin duke rikthyer të kuqtë në avantazh. Goditje dënimi për Partizanin.

Mazrekaj kroson drejt zonës, del Haxho, por i pasigurt dhe nuk arrin të kontrollojë topin pasi përplaset edhe me Lilën, përfiton Bicaj që ndodhet aty pranë dhe e shtyn drejt rrjetës.

Në avantazh sërish Partizani. Pas golit të pësuar Tërbuni nuk ka më fuqi për të reaguar dhe gjithçka mbyllet 2-1.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?