Partizani mundet në Korçë, Skënderbeu fiton dhe merr kreun

 

Skëndërbeu mposhti 1-0 Partizanin, mori kryesimin e Superligës dhe i shkaktoi të kuqve humbjen e parë gjatë këtij sezoni.

Protagonisti i fitores së kampionëve ishte Peter Olainka, i cili në fund të ndeshjes u dha lamtumirën tifozëve korçarë, pasi vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës belge të Gent. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se humbi, Partizani bëri një lojë të mirë në Korçë duke u futur në ato pak skuadra që i kanë hapur probleme kampionëve në fushën e tyre. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Të kuqtë e Starovës dhanë maksimumin e tyre por vuajtën në fazën sulmuese. Në momentin më të mirë, Sukaj, i futur si një forcë më shumë në sulm, u ndëshkua me të kuq pas një gjesti antisportiv ndaj Arapit. 

Pas këtij rezultati, Skënderbeu ngjitet i vetëm me 43 pikë, duke lënë pas Partizanin me 3 pikë më pak. 

Nuk ka nxjerrë asnjë fitues derbi i Shqipërisë, Tirana-Vllaznia, i cili përfundoi në barazim 0-0. Një ndeshje e vakët kjo mes dy skuadrave me emër në futbollin tonë, të cilat qëndrojnë në vend numëro në klasifikimin e Superligës. 

Kukësi i Klodian Duros u ndal sërish në transfertë, këtë herë 1-1 me Tërbunin. Skuadra verilindore dominoi sfidën ndaj debutuesve, por gabimet e shumta para portës kundërshtare i kushtoi atyre 3 pikët e suksesit. 

Lima shënoi golin për kukësin, ndërsa për Tërbunin ishte Dhrami. Më në fund Flamurtari u rikthye te fitorja dhe këtë e bëri duke mundur 2-0 Bylisin në transfertë. 

Zhbllokimi i problemeve financiare duket se ka ndikuar pozitivisht te skuadra vlonjate, e cila merr fitoren e parë pas 10 javësh kampionat. Golat e triumfit që e ngjisin skuadrën vlonjate në vendin e 7 u shënuan nga Telushi, Lena dhe Ylli Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?