Partizani ndalet në Ballsh, goli i Braun nuk do të mjafton
Partizani dhe Bylis nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e luajtur në “Adush Muça”. në fraksionin e parë ballshiotët u treguan efikasë, duke gjetur rrugën e rrjetës me Edison Ndrecën në minutën e 18-të, pas një “silure” nga goditja e dënimit. Portieri Hoxha arrin ta ndalë, por sipas gjyqtarit topi e ka kaluar plotësisht vijën kufizuese. Pas këtij momenti loja merr disa minuta përgjumje.
Pjesa e dytë ka nisur ndryshe. Partizani hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, që do të vinte në minutën e 71-të, kur Braun shfrytëzon në maksimum një pasim të Trashit dhe dërgon topin në rrjetë. Goli i jep zemër të kuqve, që mësyjnë drejt Hidit, por pritjet e këtij të fundit dhe pasaktësia e kryeqytetasve i mbajnë shifrat e njëjta. Kujtojmë se Bylisit iu desh të luante tetë minutat e fundit me një lojtar më pak, pasi Mëllugja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të.