Partizani ndërkombëtar në merkato

Partizani ka afruar katër lojtarë të rinj deri tani. Bëhet fjalë për Xhuliano Skukën, Vusal Isgandarlin, Karlos Martinezin dhe Judah Garsian. Tre emrat e fundit veshin për herë të parë fanellën e klubit të kuq. Duke pasur parasysh edhe këtë fakt, duket se te Partizani nuk kanë rrezikuar me kontratat. Isgandarli, Martinez dhe Garsia kanë firmosur kontrata 1-vjeçare me opsion rinovimi dhe për 1 vit tjetër.

Vetëm Skuka u prezantua me kontratë 3-vjeçare. Për sulmuesin dibran, besimi është i madh dhe të gjithë duan të kujtojnë atë të parin, që shpërthente me Partizanin në vitin 2022 kur vështirësitë nuk ishin të pakta.

PROFILI I LOJTARËVE- Merkato ka afruar te Partizani emra që janë me eksperiencë në përfaqësueset përkatëse kombëtare. Ky fakt shton kualitetin dhe shërben si model. Martinez është lojtari i vetëm që mbahet mend të ketë luajtur në Superiore dhe po ashtu në Botëror. Te Partizani do të ketë përgjegjësi të madhe, pasi 26-vjeçari nga Kosta Rika mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hadroj ishte i fundit që duke bërë mirë te Partizani në atë pozicion, fitoi ftesën e Kombëtares shqiptare. Judah Garsia luajti për 4 vite në Greqi me AEK B. 24-vjeçari kërkon të shpërthejë në Shqipëri, për të fituar sërish ftesën e përfaqësueses së Trinidad Tobagos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emër interesant mbetet ndërkohë Vusal Isgandarli, që në pak kohë tek Egnatia dy vite më parë spikaste në krahun e majtë të sulmit. 29-vjeçari po ashtu numëron paraqitje me përfaqësuesen e Azerbajxhanit dhe nuk është vonë që të rikthehet sërish aty. Të tre këta lojtarë duhet të tregojnë veten në një sezon te Partizani. Një peshë të madhe ndërkohë për sulmin do ta ketë Skuka. 26-vjeçari ka luajtur në takime miqësore te Kombëtarja e Shqipërisë, ku edhe shënoi gol.

SHPENZIME- Përgjatë viteve të fundit, Partizani nuk është kursyer për të blerë lojtarë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur deri tani në këtë merkato vere. Të katërt lojtarët e afruar te “demat” kishin ndarë rrugët me klubet respektive. Për këtë janë afruar me kosto zero. Merkatoja e verës e afron këtë luks në përgjithësi. E njëjta strategji u ndoq edhe në sezonin e kaluar. Partizani, ndryshe nga më parë, pagoi vetëm për afrimin e Kazim Ogunleje dhe Besar Gudjufi. Të dy këta lojtarë që shikohen me të ardhme, ndërsa vetë Gudjufi është aktualisht pjesë e ekipit të parë.

SINJALI- Partizani dha sinjal të qartë para fillimit të merkatos. Dy firmat e para ishin me lojtarë nga akademia. Kontrata 3- vjeçare për Himallarin dhe Vatën duke u dhënë mundësinë, që jo të gjithëve u vjen. Të dy janë vetëm 16 vjeç dhe shikohen me të ardhme të ndritur. Duke fituar tituj kampion në moshat respektive dhe po ashtu duke luajtur me Kombëtaret e moshave, sigurisht që Partizani ka pse mbështetet aty.

Jurgen Bardhi ka mbetur si shembull suksesi, që duhet ndjekur në rrugëtimin për tek ekipi i parë. Akademia nuk ia ka dalë që të sjellë vazhdimisht talente, të cilët marrin peshë të rëndësishme në skuadër. Vetëm Paulo Buxhelaj mund të thuhet se ia ka dalë deri diku. Në anën tjetër, tek akademia e Partizanit kanë kaluar futbollistë me mjaft peshë që kanë qëndruar për mjaft pak. Këtu mund të përmendim Juljan Shehu, që në ndeshjet e fundit është bërë shtyllë për Kombëtaren e Shqipërisë. /Balkan Web/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?