Partizani ngec në Laç

1-1 sfida u mbyll mes Laçit dhe Partizanit, me ekipet që ndajnë nga 1 pikë. Një përballje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, ku të kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Agim Zekës. Sulmuesi i kryeqytetasve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80, por festa e “demave” zgjati pak, pasi në minutën e 86 ishte Leo Ballhysa që ktheu baraspeshën në Laç. Me rezultatin 1-1 u mbyll kjo sfidë dhe pas këtij takimi Partizani shkon në kuotën e 8 pikëve dhe mban vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Laçi mbetet i fundit me 3 pikë.

SHKARKO APP