“Partizani nuk di si te justifikojë humben!”
Pas fitores në ndeshjen kunder Partizanit dhe pasi u njoh me akuzat e klubit te kuq presidenti i Skënderbeut, mbajti edhe qëndrimin e tij për këtë ceshtje.
“Ishte Skënderbeu dhe jo Partizani skuadra që i’u mohua një 11-metërsh i pastër. Ishte rasti i Bicaj që duhet të dilte me karton të kuq. Po ashtu na u dha një pozicion jashtë loje i padrejtë. Salihi dëmtohet keqazi duke thyer jo pak por tre gishta dhe gjyqtari nuk jep asgjë. Për të kaluar te rasti më flagrant ku Sukaj godet hapur fare Arapin dhe janë ata që thonë se nuk e merritonte kartonin e kuq. Ka edhe raste të tjera, por se ku duan të dalin me këto ankesa që na takojnë ne, jo atyre, këtë nuk arrij ta kuptoj.” – deklaroi Takaj.
“Habitem sesi Partizani po ankohet për gjykimin, qysh pas përfundimit të ndeshjes dhe vazhdon ta bëjë një gjë të tillë. U them publikisht drejtuesve të Partizanit, madje të gjithëve si skuadër. Le të ngrenë një komison me pamjet televizive apo ku di unë ç’farë të duan tjetër dhe të shikojmë të gjithë rastet një e nga një. Nuk e di se ku u ndihmua Skënderbeu nga gjykimi që ankohet Partizanit. Më thoni qoftë edhe një rast të vetëm. Jemi ne ata që duhet të ankohemi dhe jo Partizani që po na bëka “viktimën” në këtë moment. Ndoshta ata duan të gjejnë justifikimin e humbjes, por nuk është ky justifikim. Protestuan edhe për kartonin e kyq të Xhevahir Sukajt, madje të gjithë u turrën ndaj gjyqtarit, por kur panë pamjet televizive, nuk dinin ç’të flisnin.” – përfundoi presidenti i Skënderbeut.
KOHA JONË SONDAZH

