Partizani nuk shfrytëzon avantazhin e dyfishtë, ndalet ndaj Bylisit (VIDEO GOLAT)

Partizani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Bylis, duke ndalur serinë e rezultateve pozitive. Skuadra e Sormanit nuk mundi të administronte avantazhin e dyfishtë të krijuar në minutat e para.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për kampionët e Shqipërisë që gjejnë golin e avantazhit vetëm pas 4 minutash. Isli Hidi gabon rëndë duke i dhënë mundësinë Willian Corderos që të shënojë me portën e boshatisur.

Portierieri i ballshiotëve ishte në një mbrëmje të vështirë, teksa ishte fajtor edhe në golin e dytë që u shënua nga Cianri. Ylis reagoi mjaft mirë duke shënuar me Ntephe në minutën e 30-të.

4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, bashiotët do të realizonin golin e barazimit me Guindon, me kokë, teksa Belica nuk arriti ta largonte topin në vijën e portës. Partizani në këtë mënyrë nuk arriti që të shfrytëzonte humbjen e Kukësit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP