Partizani nxjerr në shitje biletat dhe ka një thirrje për tifozët

Kjo fundjavë, rezervon një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit shqiptar, siç është derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Ndryshe nga herët e tjera, kjo përballje do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 13:30.

Klubi i Partizanit, i ka bërë thirrje tifozëve të qëndrojnë larg dhunës dhe të tregojnë vlerat e tyre.

“Stadiumi “Arena e Demave” mirëpret të dielën për herë të parë derbin e kryeqytetit Partizani – Tirana. Ndeshjen reklamë të futbollit shqiptar presim ta shndërrojmë në një ditë feste të Kryeqytetit dhe të përjetojmë së bashku emocione të cilat i përcjell vetëm një përballje e tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të qëndrojmë larg dhunës e të tregojmë vlerat tona qytetare në një stadium model që i përket një klubi legjendë të historisë së futbollit shqiptar me tifozerinë më të zjarrtë dhe më korrekte. Ne jemi një familje, ne jemi Partizani…”, thuhet në njoftimin e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partizani ka nxjerrë gjithashtu në shitje edhe biletat. Përveç tribunave qendrore, A dhe B, ku biletat kushtojnë 2500 Lekë, në tribunat e tjera kushtojnë nga 1000 Lekë të reja.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BILETAT ABISSNET SUPERIORE I JAVA 24 PARTIZANI K.F.TIRANA TIRANE 1946 9 SHKURT, SHKURT,20 2025 ORA 13:30 ARENA ARENAEDEMAVE E DEMAVE BILETAT ΝE TRIBUNAT: A DHE B 2500 LEK BILETAT ΝE TRIBUNAT: EI, E1,D3,D2, ,D3,D2,D1,CI,C2, D3 D2, D1, C1, C2, 1000 LEK www .partizani.a"

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?