Partizani përforcon sulmin, braziliani rikthehet sërish në kryeqytet

Lucas Cardoso është rikthyer te Partizani pas eksperiencave me Dritën në Kosovë dhe Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë. Sulmuesi braziliani do të luajë me të kuqtë sërish dhe ka nënshkruar kontratën e re.

Gjithçka është zbuluar nga agjencia që menaxhon sulmuesin, që në rrjetet sociale shkruan se Cardoso ka firmosur për dy vite. Braziliani për herë të parë te Partizani u transferua në janar të vitit 2018 dhe shënoi tre gola.

Një dëmtim e la atë jashtë për një kohë të gjatë dhe Partizani vjet mendoi ta huazonte për të rigjetur formën. Sulmuesi tashmë është gati për një tjetër kapitull te “demat”.

 

View this post on Instagram

 

Lucas Cardoso renewed with Partizani, Albania, for 2 more years. He is #FGA . . . ????

A post shared by Fusion Group Agency (@fusiongroupagency) on

SHKARKO APP