
Partizani po luan sfidën e parë miqësore në Turqi. Të Kuqtë po zhvillojnë fazën përgatitore të dimrit në Antalia, ku krahas seancave të ngarkuara stërvitore, kanë planifikuar edhe teste të këtij lloji.
Një mundësi e mirë për trajnerin Sormani, që të njihet me gjendjen e lojtarëve dhe skuadrës së kuqe, të cilën është rikthyer ta drejtojë prej këtij janari. Kundërshtari për sot është Trabzonspori, një ekip i njohur turk.
