Partizani prek “kurorën e dimrit”, Kukësi gati fshesën për “brazilianët“
Skënderbeu e nisi me një goleadë, 4-0 ndaj Tërbunit të Pukës, javën e 12-të në Kategorinë Superiore, duke iu afruar një pikë Partizanit, në krye të klasifikimit. Por edhe pse kanë vuajtur presionin një ditë më pas, të kuqtë kanë fituar ndaj Vllaznisë duke mbajtur diferencën e kryesimit, prej 4 pikësh. Teuta fitoi minimalisht me Kukësin dhe Tirana po me të njëjtin rezultat triumfoi në Ballsh, duke qëndruar brenda objektivit, ndërsa verilindorët pas humbjes pritet të zhvillojnë një analizë ditën e martë. Edhe Flamurtari mundet në Laç, 2-1, madje “përmbyset” dhe konfirmon se kriza vazhdon.
Laçi-Flamurtari 2-1
Laçi kishte 6 ndeshje pa fitore, por e ka gjetur një 3 pikësh të vuajtur vetëm pas rikthimit në shtëpi. Ekipi i Armando Cungut luajti si pritës në stadiumin e shtëpisë, pas rikonstruksionit të fushës. Flamurtari u thye 2-1 në fund nga ekipi kurbinas. Në të 28-ën, Morina goditi nga jashtë zonës por topi u stampua në transversë pas devijimit të Vujadinoviç, ndërsa në aksionin e goditjes së këndit, kroati Ivan Fustar u tregua i saktë. Gjashtë minuta nga fundi, portieri i Flamurtarit Halilaj veshi kostumin e heroit pasi e shpëtoi skuadrën e tij nga goli i parë me dy tentativat e njëpasnjëshme të Mustafës. Laçi nuk u pajtua me këtë rezultat dhe goli erdhi në minutën e 58-të,pas një harkimi të Veliajt që u devijua nga Nimani. Laçi përmbysi rezultatin në 84’, me autor kapitenin Emiljano Veliaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit të fituar nga Aldo Mitraj.
Bylis-Tirana 0-1
Elis Bakaj shënon dhe i dhuron Tiranës fitore me peshë në transfertën me Bylis. Një gol spektakolar nga Bakaj, me vlerën e tri pikëve që afron bardheblutë me kryesuesit. Avantazhi i Tiranës erdhi në shtesën e pjesës së parë. Në anën tjetër Bylisi shpresoi deri në fund, por sërish pa saktësinë e duhur si në tentativën e Simiç. Ronald Gërçaliu u kthye në fushë pas dy muajve mungesë dhe provoi në të shfrytëzonte daljen nga porta të portierit Mushica.
Kukësi-Teuta 1-0
Kukësi me trajnerin Troisi doli në fushë me të njëjtën skuadër që mundi 2-1 Skënderbeun. Në “Niko Dovana:, sfida nisi me një epërsi të Kukësit. Teuta në ndryshim nga Kukësi konkretizoi me gol mundësinë e parë të vërtetë që pati, në 37’, kur shënoi Bruno Dita. Teuta në pjesën e dytë shpëtoi nga traversa që ndali goditjen me kokë të Mateus Limës. Ndeshja mbyllet me një rast të humbur të Renato Malotës dhe me rezultatin 1-0 për Teutën, që shënoi fitoren e 7-të duke i shkaktuar Kukësit humbjen e 4-t, në këto javë kampionati.
Partizani-Vllaznia 1-0
Ka vuajtur deri në fund, por Partizani ka marrë atë që kërkonte nga takimi ndaj Vllaznisë. Të kuqtë janë rikthyer te fitorja, duke ruajtur kreun, si dhe distancën prej 4 pikësh nga Skënderbeu, ndjekësi më i afërt. Nga ana tjetër, Vllaznia, e cila ka bërë gjithçka shumë mirë, është ndëshkuar në momentin e fundit, kur Fazlliu është lënë i pamarkuar në zonë, duke i dhënë atij mundësinë e shënimit, pikërisht në minutën e 90’ të takimit. Trajneri Starova, në përpjekjen e tij për të gjetur golin në pjesën e dytë, me zëvendësimet, ka aktivizuar Dajën në vend të Bathës dhe Bardhin në vend të Morinit. Të gjitha tentativat dhe përpjekjet e Partizanit janë materializuar vetëm në minutën e fundit të takimit, kur Fazlliu çoi topin në rrjetë pas një krosi perfekt nga mesfusha. Vllaznia vazhdon të vuajë krizën.
Sot në "Qemal Stafa"- Partizani-Vllaznia 1-0
Shënues: Fazlliu 90’
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Bicaj, Vidoviç, Trashi, Batha (Daja 46’), Mazrekaj, Fazlliu, Morini (Bardhi 51’), Sukaj. Trajner: Sulejman Starova
Vllaznia: Dragojeviç, Gurishta, Cicmil, Borshi, Pjeshka, Krymi (Kapaklia 69’), Sefa, Bardulla, Shtubina, Kalaja (Haxhiaj 88’), Çinari (Ahmetaj 77’). Trajner: Armir Grima
Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Renato Malaj
Kartona të verdhë: Krymi, Pjeshka / Fazlliu
Kategoria Superiore
Java e 12-të/ 23 nëntor
Teuta-Kukësi 1-0
Partizani-Vllaznia 1-0
Laçi-Flamurtari 2-1
Bylis – Tirana 0-1
22 nëntor
Skënderbeu-Tërbuni 4-0
Klasifikimi
Partizani 32
Skënderbeu 28
Teuta 23
Tirana 20
Kukësi 20
Laçi 15
Flamurtari 10
Tërbuni 7
Bylis 6
Vllaznia 5
Kukësi
Trajneri brazilian në dyshim, Hasan Lika kritikon Flores e Carioca
Pas humbjes me Teutnë, drejtori teknik i verilindorëve Hasan Lika theksoi se futbollistë të caktuar si Eric Flores apo Carioca duhet të japin më shumë në fushën e lojës. – “Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet sidomos për të kaluar në avantazh por edhe për të barazuar ndeshjen. Përpjekjet tona nuk u konktreizuan kjo për faj të gabimeve tona por edhe për meritë të kundërshtarit. Flores dhe Carioca si në cdo ndeshje bënë lojën e tyre edhe sot por nuk arritën të ishin të saktë përpara portës. Ata duhet të bëjnë më shumë sepse janë dy nga futbollistët kryesorë të skuadrës”. Ndeshjet në transfertë vazhdojnë të mbeten një problem për Kukësin, gjë që e pranoi edhe Lika, por ky i fundit nënvizoi se Kukësi pavarësisht humbjes ndaj Teutës nuk është dorëzuar në garën për titull. “Ne nuk jemi dorëzuar në luftën për titull kampionati është ende shumë i gjatë dhe shpresojmë që të përmirësohemi gjatë sfidave në vazhdim”. Mësohet se edhe e ardhmja e trajnerit Troisi pas kësaj humbje është në dyshim.
KOHA JONË SONDAZH

