Partizani pret Skënderbeun, Egnatia udhëton në Durrës. Të dyja sfidat për javën e 16-të të Superiores
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2023/12/900-0-1702294678xsot-ndeshjet-e-tjera-frame-0-441-1.jpg)
Pas 4 barazime radhazi, Partizani përballet me Skënderbeun në Arenën e Demave, këtë të hënë ku do luhen dhe dy ndeshjet e fundit për javën e 16 në Kategorinë Superiore.
Në fazën e parë, korçarët ishin ekipi i vetëm që i mundi Demat e Kuq, megjithatë kryeqytetasit premtojnë se sot do të jetë një tjetër histori. Këtë e deklaroi dhe trajneri i kuq në prag të sfidës, Arbër Abilaliaj, që vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por theksoi se ekipi i tij do të hyjë në fushë për të marrë maksimumin.
Në anën tjetër, lufta në distancë për kreun e klasifikimit vijon. Egnatia përballet me Teutën në “Niko Dovana”. Edhe pse dy ekipe tërësisht me objektiva të ndryshme do të japin gjithçka për të dalë më 3 pikë. Rrogozhinasit duan të ruajnë kreun ndërsa Teuta të dali sa më shpejt nga zona e ftohtë e rrezikut. Të dyja takimet do të luhen sot në orën 17:00.