Partizani, së shpejti pret të binjakëzohet me Udinen në Seria A

Partizani pritet të binjakëzohet me klubin e Udineses, në Serinë A. Klubi i kuq paralajmëron një marrëveshje bashkëpunimi me Udinen, së shpejti. Në komunikatën e Partizanit bëhet e ditur se Udinese ka shprehur gatishmëri për të nisur një bashkëpunim të frytshëm me 15 herë Kampionët e Shqipërisë. Kontaktet e para janë realizuar gjatë vizitës së pak ditëve më parë në Itali të Presidentit të Partizanit, Gazment Demi. Numri një i të kuqve ka zhvilluar disa takime me drejtuesit më të lartë të klubit të Serisë A, si drejtorin e përgjithshëm i Udineses Franco Collavino dhe drejtori sportiv, Cristiano Giaretta. Mes dy klubeve pritet të krijohet një partneritet që do të mundësojë bashkëpunimin në të gjitha aspektet sportive, si  në ekipet zinxhirë të akademive, ashtu edhe në ekipin e parë. Akademia e Udineses, një ndër më të mirat në Itali, do të sjellë në Shqipëri vëzhguesit e saj si dhe trajnerë për të ndihmuar akademinë e Partizanit. Bashkëpunimi gjithashtu synon të krijojë një rrjet vëzhguesish çka do t’ju jepte talenteve shqiptarë mundësinë për të vijuar karrierën e tyre, në skuadra elitare italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?