Partizani shkëlqen në kampionat, disfatë e thellë e Vllaznisë

Këtë mbrëmje, Partizani ka marrë fitoren e gjashtë radhazi, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë. Të kuqtë triumfuan pastër 4-1 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e luajtur në “Arenën e Demave”.

Një gafë e mysafirëve sjell golin e parë të vendasve nga kryeqyteti. Goli i Rrapaj zhbllokoi llogaritë, me tifozët që nuk hezituan të shpërthejnë në festë. Shkodranët reaguan në minutën e 33-të, falë Bekim Balaj.

Në fundin e fraksionit të parë, të besuarit e Abilaliaj realizuan 2 herë, përkatësisht me Preka dhe Mehmeti. Në fillimin e pjesës së dytë gjërat u lehtësuan ndjeshëm për Partizanin, teksa edhe Gueye vendosi emrin në listën e golashënuesve.

Në fund djemtë e Qatim Osmanit e patën të pamundur të ndryshonin fatin. Partizani renditet në vendin e dytë me 26 pikë dhe ndeshja e radhës është ndaj Egnatias jashtë. Në krahun tjetër, Vllaznia e vendit të 8-të (13 pikë) do sfidojë Laçin.

SHKARKO APP