Partizani-Skënderbeu, zbulohen formacionet e super duelit

Në “Selman Stermasi” do të startojë ndeshja përmbyllëse e javës së 9-të të Superiores, Partizani-Skënderbeu. Kampionët mund të marrin kreun e renditjes në fund të fazës së parë, nëse fitojnë sot.

 

Trajneri Lerda ka vendosur që nga minuta e parë të luajë me Bardhin dhe jo Solomon. Pra, ofensiva e të kuqve bazohet kryesisht te treshja Çinari-Bardhi-Asani. Më poshtë mund të njiheni me skedën e kësaj ndeshjeje, që merr jetë pak më vonë në kryeqytet.

Partizani-Skënderbeu

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Boldor, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Asani. Trajner: Franco Lerda

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Gripshi, Daja, Essien, Ndecky, Bregu, Otto John. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Olsid Ferataj

SHKARKO APP