Partizani-Skënderbeu ndahen me barazim
Ka përfunduar super ndeshja e javës e cilësuar si “finalja” në Superligën Shqiptare.
Sfida mes Partizanit dhe Skënderbeut u mbyll në paqe me rezultatin 1-1, një ndeshje mjaft me emocione.
Golin për demat e kuq e shënoi Stevan Racic në minutën e 20-të, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Pjesa e dytë dhuroi edhe më shumë emocione ku Partizani kishte mundësi ta mbyllte takimin më herët nga pika e bardhë e penalltisë por autori i golit, Racic e humbet këtë mundësi duke mos shënuar.
Skënderbeu nuk fal për këtë gabim dhe shënon golin e barazimit në minutën e 89-të me anë të Kristi Vangjelit. Ndërkohë për ujqërit e dëborës u ndëshkua me karton të kuq Tefik Osmani.
Me këtë rezultat renditja nuk ndryshon me Partizanin që ndodhet në vendin e dytë me 56 pikë ndërsa Skënderbeu vazhdon të udhëheqi kampionatin me 60 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

