Partizani-Tirana, fitorja detyrim për të dyja ekipet në derbi

Sot starton java e gjashtë e Kategorisë Superiore, me vëmendjen e të gjithëve të përqendruar tek derbi i kryeqytetit Partizani–Tirana, një ndeshje që për të dyja skuadrat ka vlerën e një finaleje

Tirana, pas pesë javësh, ndodhet në vendin e fundit në renditje me vetëm 2 pikë, ndërsa Partizani vjen pas tre humbjesh radhazi. Për “Demat e Kuq”, fitorja është detyrim, jo vetëm për klasifikimin, por sidomos për moralin që sjell një sukses ndaj rivalit të përjetshëm.

Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin, u shpreh para sfidës: “Besoj erdhi ora, duke parë moralin e lojtarëve dhe ndeshjen e fundit ku e meritonim fitoren. Fitorja në derbi ka një rëndësi tjetër dhe na jep moral. Duhet të jemi më konkretë përpara portës dhe të përmirësohemi në mbrojtje, sidomos në markime, për të mos përsëritur gabimet e javëve të fundit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

PROGRAMI I JAVËS

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shtunën:

Vllaznia – Elbasani (stadiumi “Loro Boriçi”)

Dinamo – Flamurtari

Të dielën:

Vora – Egnatia

Teuta – Bylisi (stadiumi “Niko Dovana”)

Java e gjashtë pritet të sjellë emocione të forta, me derbin e kryeqytetit që do të jetë në qendër të vëmendjes, por edhe me duele të rëndësishme për luftën për kreun dhe mbijetesën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?