Partizani U-17 feston në derbin ndaj Tiranës

Partizani për 17-vjeçarë është shpallur kampion i Shqipërisë, për sezonin 2024-2025. Të kuqtë e kryeqytetit, barazuan 3-3 në derbi ndaj Tiranës dhe ia dolën të ruajnë kryesimin e renditjes me 41 pikë, 1 pikë më shumë se bardheblutë e vendit të dytë.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e të kuqve, pasi golin e gjeti sërish Himallari, që kompletoi dopietën.
Në minutat e fundit, Gjini barazoi shifrat, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e titullit kampion. Sukses i rëndësishëm për të besuarit e trajnerit Aldo Duro që arrijnë të rikonfirmohen kampion të Shqipërisë për moshat U-17 duke koleksionuar titullin e dytë radhazi.