Partizani zhgënjen në “Selman Stërmasi”, Botev fiton 1-3

Partizani e ka nisur si mos më keq aventurën e këtij sezoni në Europa League, duke u mposhtur në “Selman Stërmasi” 1-3 nga bullgarët e Botev Plovdivit. Edhe pse Xhevahir Sukaj realizoi që në minutën e 5 për Partizanin, bullgarët treguan forcën e tyre duke arritur të barazojnë që në pjesën e parë me Kossoko.

Edhe me nisjen e pjesës së dytë, ishin lojtarët e Botev ata që kontrollonin lojën dhe ishin më të rrezikshëm. Megjithatë, Mazrekaj i Partizanit u shkëput bukur mbulimit të dy mbrojtësve bullgarë dhe më pas ndaj tij pati një ndërhyrje të dukshme të gabuar brenda zonës, por arbitri nuk mendoi se ishte 11-metërsh.

Në minutën e 62, Nedelev realizoi golin e avantazhit për Botevin, duke e mposhtur për herë të dytë portierin Hoxha me një goditje nga jashtë zone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por bullgarët nuk do ta mbyllnin këtu. Kossoko, lojtari që realizoi golin e parë, përfitoi në fundin e ndeshjes nga një gabim i mbrojtësit Atanda dhe pasi shmangu edhe portierin, shënoi edhe golin e tretë për bullgarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një humbje e rëndë për Partizanin, duke bërë që kualifikimi të jetë një mision mjaft i vështirë, megjithëse janë edhe 90 minuta për t’u luajtur në Bullgari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?