Partizani zyrtarizon afrimin e Herolind Shalës

Partizani ka bërë një goditje me përvojë në merkato duke zyrtarizuar afrimin e Herolind Shalës. Mesfushori 33-vjeçar, i cili ka përfaqësuar si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën në arenën ndërkombëtare, ka firmosur kontratë me “Demat e kuq” deri më 30 qershor 2026, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.
Shala ishte pa klub që nga muaji janar, ndërsa sjell me vete një bagazh të pasur përvoje nga kampionatet e Norvegjisë, Danimarkës, Çekisë dhe Turqisë, ku ka luajtur për disa skuadra të njohura.
Ky përforcim vjen në një moment kur Partizani po lufton për një vend në katërshen finaliste të Superiores, ndërsa përballet me një mungesë të rëndësishme në fazën sulmuese – Agim Zeka, i cili është dëmtuar në sfidën kundër Egnatias dhe do të mungojë deri në fund të sezonit.