Partizani zyrtarizon Agim Ibrahimin, ish-rivali merr drejtimin sportiv të klubit
Një lëvizje e rëndësishme në kampin e kuq. Agim Ibrahimi, dikur një nga figurat e lidhura ngushtë me rivalët, është zyrtarisht pjesë e Partizanit, ku është emëruar në një post kyç, atë të Drejtorit Sportiv.
Ish-drejtori i Tiranës u prezantua këtë të premte nga presidenti i Partizanit, Gaz Demi, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e 37-vjeçarit nga Tetova. Lajmi u bë publik edhe nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku konfirmohet se Ibrahimi do të marrë përgjegjësitë e lëna vakant pas largimit të Arbër Abilaliajt.
“FK Partizani ka arritur marrëveshjen me Agim Ibrahimin, i cili është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ai është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe do të nisë menjëherë punën në shërbim të skuadrës”, thuhet në komunikatën e klubit.
Emërimi i Ibrahimit sinjalizon ambiciet e Partizanit për të forcuar strukturën drejtuese dhe për të ndërtuar një projekt konkurrues për të ardhmen, në një moment kyç të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

