Pas 9 sezonesh te Atalanta, Gjimshiti gjen skuadrën e re
Berat Gjimshiti është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, duke i dhënë fund qëndrimit në Serie A pas nëntë sezonesh me Atalantën.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur marrëveshje me klubin saudit Al Diriyah, ku do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, Atalanta do të përfitojë 3 milionë euro nga transferimi i 33-vjeçarit.
Gjimshiti largohet nga Bergamo pasi u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës, duke qenë për vite me radhë një shtyllë e mbrojtjes. Kulmi i karrierës së tij me klubin italian ishte triumfi në UEFA Europa League, trofe që e ngriti si kapiten i Atalantës.
Transferimi në Arabinë Saudite shënon një kapitull të ri për mbrojtësin shqiptar, i cili mbyll një periudhë të suksesshme me fanellën zikaltër dhe përgatitet për një sfidë të re në futbollin aziatik.
KOHA JONË SONDAZH

