Pas dëmtimit, Andi Lila dhe Ilir Berisha “i falen” magjistares serbe

 

Dy futbollistë të kombëtares shqiptare në duart e një magjistareje serbe. Mbrojtësi kuqezi, Andi Lila dhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Ilir Berisha përfunduan terapinë me mjeken, Marijana Kovaçeviç. Nëpërmjet profileve zyrtare në “Instagram” dhe “Facebook”, Andi Lila njoftoi përfundimin e terapisë 6-ditore në Beograd. Mbrojtësi kuqezi, i dëmtuar në miqësoren e fundit me Gjeorgjinë shkruante se normalisht duhej të qëndronte dy muaj larg fushave, por se aktualisht ai ndihet shkëlqyeshëm.

Edhe Ilir Berisha duket se ndihet në gjendje optimale dhe gati për të luajtur, pas dëmtimit të pësuar në vëllazëroren e luajtur në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa më parë mjekët i kishin këshilluar tre muaj pushim. Në fotografitë e publikuara, ku ishte së bashku me mbrojtësin e Orebros, Berisha, Andi Lila falënderoi mjeken Marijana, e cila është e njohur në të gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është specialistja e kurimit të dëmtimeve me placentën e kalit, ndërsa më parë ka shëruar yje të nivelit botëror, si Neymar, Arda Turan, Robin Van Persie, apo emra të mëdhenj të Premier League-s, Diego Costa, Ëayne Rooney e Alexis Sanchez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes pacientëve të mëparshëm të mjekes serbe që janë shëruar në Beograd, janë edhe dyshja ofensive e Skënderbeut, Hamdi Salihi dhe Liridon Latifi, edhe ata të rikuperuar në kohë rekord.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?