FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas gafave të shumta, Kepa bën gati largimin nga Chelsea

Kepa Arrizabalaga më në fund vendos të largohet nga Chelsea, për të mos humbur kampionatin Europian. Sipas medieve angleze, portieri spanjoll është bindur të pranojë largimin në formë huazimi vetëm që të aktivizohet më shumë.

26-vjeçari u transferua në Londër dy vjet më parë nga Athletic Bilbao për 80 milionë euro, por te “Blutë” e Londrës rezultoi një dështim total. Rendimenti i tij jo i mirë detyroi Chelsea të blinte Edouard Mendy, i cili ka treguar aftësitë e tij dhe duke dhënë siguri në prapavijë.

Me këtë situatë dhe me këto kushte Kepa mund të ndryshojë fanellë në merkaton e janarit, por paga e tij prej 8.8 milionë eurosh në sezon i tremb jo pak ekipet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?