Pas Hysni Zelës, edhe Aleksandër Gjoka tifoz “i çmendur” i Partizanit (Foto)

Partizani njihet për tifozerinë e zjarrtë në të gjithë Shqipërinë. Mes tyre ka edhe personalitete të artit, kulturës, politikës dhe fushave të tjera. Këngëtari Hysni Zela njihet si një tifoz i çmendur i Partizanit, aq sa deri pak vite më parë ndiqte çdo seancë stërvitore të ekipit të tij të zemrës. Por duket se edhe një këngëtar tjetër i njohur, Aleksandër Gjoka, është një tifoz i veçantë i Partizanit. – “Dashuria për Partizanin lind nga zemra prandaj ajo nuk shuhet kurrë,” është shprehur Alexandër Gjoka, teksa pozon me simbolet e Partizanit. Të kuqtë e nisin me një barazim 1-1, pjesën e dytë të këtij sezoni, ku në Laç mjaftoi goli i fantazistit Dorian Bylykbashi, për të marrë një pikë. Ndonëse pas javës së 19-të të Kategorisë Superiore, Partizani ndodhet në vend të 4-ët në klasifikim, diferenca me Kukësin që kryeson është e ngushtë, ndaj edhe tifozët kryeqytetas besojnë se skuadra e tyre do të mund të fitojë këtë vit titullin kampion, që iu mungon prej 21 vitesh.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?