Pas Moratës, Milani hidhet në sulm për të transferuar bomberin gjerman
Milani tani nuk e ka ndërmend të ndalet. Pasi mbyllën me sukses marrëveshjen me Alvaro Moratan, kuqezinjtë janë gati të kompletojnë goditjen e madhe për të transferuar Niclas Fullkrug.
Bisedat me palëve, kanë nisur prej disa ditësh dhe në orët e fundit është arritur marrëveshja edhe për pagën. Milani është gati që të paguajë 15 milionë euro te Dortmundi, teksa akordi duket pranë.
Drejtuesit e Milanit, në fakt, nuk janë të fokusuar vetëm në përforcimin e repartit të avancuar, janë edhe emra të tjerë në diskutim si Fofana, Samardzic, Pavlovic apo Hermoso.
Asnjë revolucion total si një vit më parë, thjesht do të afrohen elementët e duhur për të forcuar ekipin e Fonsecas.
KOHA JONË SONDAZH

