Pas pak shorti i Championsit/ Priten përballje spektakolare, Reali rrezikon të “peshkojë” City-in

Pas pak minutash në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i “play-off”-it të Champions League. Skuadrat që përfunduan fazën e ligës nga vendi i nëntë deri në vendin e 16 do të jenë koka serie në shortin e parë të fazës eliminatore dhe do të përballen me një skuadër të renditur nga vendi i 17 deri në 24.

Hapat fals në javën e fundit të Ligës së Kampioneve të Juventusit dhe Milanit mund të bëjnë që dy skuadrat italiane të vihen përballë njëra-tjetrës në fazën “playoff”.

Bardhezinjtë do të përballen me një mes Milanit dhe PSV. Më pas, nëse kalon në 1/8-tat, Juvja ka shans të përplaset me Interin dhe nëse nuk ka surpriza, përballë mund të ketë edhe Atletico Madrid, Leverkusen, Bayern Munchen, Real ose City.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me formatin e ri të Champions, që në “playoff” do të ketë shumë duele të forta, teksa ndeshjet e para do të luhen me 11 dhe 12 shkurt, ndërsa të kthimit me 18 dhe 19 shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?