Pasojat e koronavirusit, Rashica rrezikon të mbetet pa pagë këto muaj

Futbolli është ndalur për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit, ndërsa presidentët dhe drejtuesit e shumë klubeve tani kanë filluar të shqetësohen, pasi po shohin që u kanë rënë ndjeshëm të ardhurat.

Kështu drejtuesi i lartë i Werder Bremen në Gjermani, deklaroi se klubi i tij mund të humbë miliona euro nga kjo situatë dhe hodhi idenë se duhet të merret në konsideratë edhe një vendim për të mos paguar lojtarët profesionistë, për periudhën që nuk do të luajnë futboll.

“Nëse është e pamundur të rifillojmë, atëherë është me të vërtetë një problem, por fillimisht duhet të presim nëse do ta mbyllim sezonin me praninë e tifozëve apo jo. Tani nga ndërprerja klubet janë dëmtuar mjaftueshëm, por nëse sezoni do të mbyllej pa praninë e tifozëve, apo më keq akoma, të mos mbyllej fare, dëmet do të ishin katastrofike.

Mendoj se duhet marrë në konsideratë edhe bllokimi i pagave të futbollistëve për periudhën e pushimit, pasi do të na ndihmonte sadopak’, deklaroi CEO i Werder Bremen, Klaus Filbri për mediat gjermane.

SHKARKO APP