FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paul Pogba dhe aventura e tij te Manchester United përfundon në janar

Paul Pogba dhe aventura e tij te Manchester United mund të përfundojë në ditët e para të vitit 2022. Mesfushori francez tashmë e ka vendosur që do të largohet nga “djajtë e kuq” dhe që në ditët e para të janarit, do të gjejë një klub të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Sipas “Football Insider”, Pogba i ka komunikuar klubit se është gati të largohet që në janar, në mënyrë që anglezët të përfitojnë diçka nga shitja e tij, meqë do të largohet gjithsesi si futbollist i lirë në qershor kur i përfundon kontrata.

Ndaj duket se këto janë ndeshjet e fundit në të cilat ai do të veshë fanellën e klubit legjendar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?