Paul Pogba tremb Juven, takohet me sheikun arab të PSG

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka pranuar se është takuar me yllin e Juventusit, Paul Pogba, i cili mbetet objektivi kryesor i kampionëve francez për merkaton e verës.   “Po, jam takuar me Pogba, sepse ai është një talent i madh”, ka thënë sheiku arab i PSG, i cili ka alarmuar tifozët e “Zonjës së Vjetër”.  Po ashtu, numri një i parisienëve ka shuar polemikat për një largim të mundshëm të sulmuesit Edison Cavani. – “Edison ka nevojë për më shumë besim, sepse e njohim talentin e tij. Ai do jetë sezonin tjetër te PSG-ja dhe nuk do largohet për më pak se 50 milionë euro”, tha  Al-Khelaifi, i cili i ka dhënë besim trajnerit Laurent Blanc, si dhe yllit të skuadrës së tij Zlatan Ibrahimoviç. “Kam besim të plotë në trajnerin Blanc, po ashtu edhe te Ibra. Ata bashkë me Pastore do jenë pjesë e klubit deri në realizimin e ëndrrës sonë që është Champions”, ka deklaruar sheiku. Deklarimet e fundit të presidentit të PSG-së nuk kanë kaluar pa polemika, sidomos për Lavezzin, ish-lojtarin e Napolit që po kërkohet nga disa skuadra europiane dhe me shumë gjasë do të largohet këtë verë për t’i hapur rrugë lojtarëve të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?