Paulo Sousa i trembet kundërsulmeve të Kombëtares sonë
Trajneri i Polonisë, Paulo Sosa ka folur në konferencën për shtyp një ditë para duelit ndaj Kombëtares sonë. Strategu portugez ka kërkuar kujdes nga kundërsulmet e futbollistëve kuqezi.
“Do të doja që të kisha të gjithë futbollistët në dispozicion, por në situatën aktuale ekziston mundësia edhe për lojtarët e tjerë që kanë luajtur më pak. Bartosz Slisz dhe Damian Szymański do të jenë alternativat në mesfushë.
Ndaj Shqipërisë duhet të luajmë mirë jo vetëm në mesfushë, por edhe në krahë, pasi do të ketë shumë duele një kundër një. Për ta do të jetë e rëndësishme loja në kundërsulm, ndërkohë që ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilent në lojën tonë.
Pres më shumë nga lojtarët sesa mund të shoh në fushë. Sepse e di që ata mund të bëjnë më mirë. Kam pritshmëri që lojtarët e mi do të përmirësohen në lojën e tyre”, deklaroi strategu portugez. /R.Lika-Koha Jone/