Pension të posaçëm pë 11 personalitete të artit dhe sportit
Qeveria akordon pension të posaçëm për 11 personalitete të kulturës dhe sportit.
Mes tyre janë poeti Xhevahir Spahiu, aktori Mevlan Shanaj, trajneri Bajkush Birçe
Këshilli i Ministrave ka dhënë shtesë pensioni të posaçëm shtetëror për disa persona që janë shquar me aktivitetin e tyre në fusha të ndryshme të jetës.
Sipas burimeve nga Kryeministria, është vendosur për ta dhënia shtesë pensioni të posaçëm shtetëror në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon, plus këtë shtesë, nuk duhet të kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Emrat e përfituesve, njerëz të artit, kulturës, sportit, etj janë:
Lefteri Kodra
Bashkim Zaimi
Leka Bungo
Xhevahir Spahiu
Bejkush Birçe
Daut Gumeni
Haxhi Rama
Eduard Agostini
Mevlan Shanaj
Aleko Minga
Mehdi Bushati
KOHA JONË SONDAZH

