Pepe vendos një rekord të veçantë me golin që shënoi mbrëmë në Champions

Pepe vendosi mbrëmjen e së martës një rekord në Champions League. Mbrojtësi portugez gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 90+1’-të, në ndeshjen Porto-Antwerp, që u mbyll me rezultatin 2-0.

Faqja e statistikave “Opta” bën me dije se Pepe, 40 vjeç e 254 është bërë lojtari më i vjetër që arrin të shënojë në një ndeshje të Champions League.

“Në moshën 40 vjeç e 254 ditë, Pepe u bë lojtari i parë i moshës 40+ që shënon gol në UEFA Champions League”-shkruhet në postimin e “Opta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?