Për Beckenbauer “ Messi, hyjnor”, Ferguson: Ronaldo më i mirë se Leo!
Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se Cristiano Ronaldo është një lojtar shumë më i mirë se Lionel Messi. Ronaldo dhe Messi për disa vite konsiderohen si dy lojtarët më të mirë në botë, derisa kanë dominuar edhe në çmimet për Topin e Artë në shtatë vitet e fundit. – “Shumë njerëz me të drejtë thonë Messi dhe ju nuk mund ta mohoni këtë opinion”, ka thënë Fergie. Por Ronaldo mund të luajë për Millëall, QPR, Doncaster Rovers, kudo, dhe të shënojë hat-trick. Nuk jam i sigurt se Messi mund ta bëjë këtë”. “Ronaldo ka dy këmbë, është i shpejtë, i shkëlqyeshëm në ajër dhe i mprehtë. Mendoj se Messi është lojtar [vetëm] i Barcelonës”, ka shtuar skocezi, i cili e kishte lojtar në ekip Ronaldon gjatë kohës së tij te United.
Krejt ndryshe mendon legjenda e Bayern Munich-ut, Franz Beckenbauer, e ka cilësuar si hyjnor yllin e Barcelonës, Lionel Messi, teksa beson se shpresat e katalonjasve janë të bazuara në të.
Bayern Munich do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe Beckenbauer e ka pranuar se ka një admirim të madh për yllin argjentinas.
“Ai është një lojtar hyjnor. Shpresat e Barcelonës mbështeten te Messi”, ka thënë fillimisht Beckenbauer, duke shtuar se Guardiola e njeh shumë mirë Barcelonën. “Guardiola i di të gjitha fshehtësitë e Barcelonës. Ai i di edhe detajet më të vogla të cilat mund t’i ndihmojnë Bayernit”, ka shtuar gjermani.
KOHA JONË SONDAZH

