Për Shalken vlen 50 milionë euro, Avdiaj- thirrje Shqipërisë: Jam gati!
Nëse ka një lojtar shqiptar që vlen më shumë, në këto momente, sipas vlerës që i ka caktuar klubi ku ai bën pjesë, ai është Donis Avdijaj, pronë e Shalkes në Gjermani. Lojtari që ende nuk ka mbushur 20 vjeç , me një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratë, nëpërmjet komunikimit në Facebook ka shprehur gatishmërinë e plotë që t’i bashkohet Shqipërisë, nëse i kërkohet një gjë e tillë. – “Nëse beson ekipi dhe trajneri, që unë mund t’i ndihmoj, jam i gatshëm”, – ka shkruar Avdijaj.
Avdijaj edhe më herët ka dhënë sinjale, por deri më tani trajneri De Biazi nuk e ka ftuar. Familja e tij nga Istogu i Kosovës ka vendosur fatet e talentit Donis Avdijaj, ta jenë në duart e kombit të tij të origjinës, Shqipërisë. “O sa mirë me qenë shqiptarë,” është moto e tifozëve kuqezi, të cilët pas dëshirës së Avdiaj, në të gjitha trevat ku ata ndodhën, e pritën me komente jashtëzakonisht të zjarrta dhe patriotike këtë lajm.
Nuk dihet nëse De Biazi do t'i përgjgijet thirrjes së tij para Euro 2016, por me siguri në eliminatoret e ardhshme vështirë se një lojtar me të ardhmen e tij, do të mbetet jashtë ngjyrave kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

