Përballje titanësh, zbulohen formacionet e gjysmëfinales së parë të Championsit PSG-Bayern
Mbrëmja europiane ndizet në Parc des Princes, ku Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përplasen në aktin e parë gjysmëfinal të UEFA Champions League. Një duel me peshë të jashtëzakonshme, ku të dy gjigantët kërkojnë të hedhin hapin e parë drejt finales.
Skuadra pariziene, e drejtuar nga Luis Enrique, vjen në këtë përballje me grupin e plotë dhe pa mungesa të rëndësishme, duke i dhënë teknikut luksin për të zgjedhur formacionin më të fortë të mundshëm.
Në krahun tjetër, bavarezët e Vincent Kompany përballen me disa probleme serioze në organikë. Mungesat e Serge Gnabry, Raphael Guerreiro, si dhe lojtarëve të rinj Lennart Karl dhe Tom Bischof, kufizojnë opsionet e trajnerit belg për këtë sfidë delikate.
Megjithatë, të dy teknikët nuk kanë rezervuar surpriza dhe kanë hedhur në fushë më të mirët e disponueshëm që nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendy; Neves, Vitinha, Zaire-Emery; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
Bayern Munich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Davies; Kimmich, Pavlovic; Olise, Musiala, Diaz; Kane.
KOHA JONË SONDAZH

