Përcaktohen oraret e javës së parë të Kategorisë Superiore

Pas rreth një muaj e gjysmë bojkot, më në fund Kategoria Superiore do të nisë sezonin e ri duke filluar që nga dita e mërkurë e javës së ardhshme. Gjithçka do të startojë të mërkurën në orën 13:45, me dy përballjet e para, ku Partizani do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit, me krutanët që kanë zgjedhur stadiumin e Kamzës për të luajtur ndeshjet si pritës, dhe Bylisi do të presë Laçin në “Adush Muça”.

Më pas tre sfidat e tjera, Teuta-Skënderbeu, Tirana-Kukësi dhe Vllaznia-Apolonia do të startojnë në orën 16:45, ndërsa mbetet ende për t’u përcaktuar se ku do të luhet përballja mes kampionëve dhe nënkampionëve të sezonit të kaluar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?