Përcaktohen vazot, Shqipëria përballë ekipeve kualifikuese: Euro 2016

Me plotësimin e 24 skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016, UEFA zyrtarizoi dhe vazot e shortit që do të përcaktojë në 12 dhjetor në Paris. Pikërisht në këtë datë do të përcaktohen edhe grupet e fazës finale të Kampionatit Europian. Ashtu siç edhe ishte bërë e ditur, Shqipëria ndodhet në vazon e katërt. Franca si skuadër mikpritëse merr pozicionin e parë në Grupin A dhe nuk do të përfshihet në short kështu që vazo e parë do të jetë me 5 skuadra, ku njëra prej tyre do të vihet medoemos përballë kuqezinjve.  Me ndarjen e 24 pjesëmarrësve në 6 grupe me nga katër skuadra secila kjo fazë zgjat nga 10 deri në 22 qershor, kur do të kualifikohen duke plotësuar 16-shen më të mirë jo vetëm 2 vendet e para të çdo grupi, pra 12 skuadra, por dhe katër të tretat më të mira të 6 grupeve, çka do të thotë se Shqipëria ka shanse reale për të avancuar në fazën e ndeshjeve me eliminim të drejtpërdrejtë. Në këtë event janë vetëm ekipe si Shqipëria , Kroacia dhe Rumania ato që do të “shpëtojnë nderin” e Ballkanit.

 

Vazo 1: Franca, Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika

Swiss Digital Desktop Reklama

Vazo 2: Italia, Rusia, Zvicra, Austria, Kroacia dhe Ukraina

Swiss Digital Mobile Reklama

Vazo-3: Republika Çeke, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria

Vazo 4: Shqipëria, Turqia, Republika e Irlandës, Islanda, Uellsi dhe Irlanda e Veriut

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?